Rikthehet Europa League: Milani pret Romën në “San Siro”, Atalanta sfidon Liverpool

11 Prill 2024 | 13:27

Europa League pritet me shumë interes mbrëmjen e kësaj të enjte, ku disa nga emrat e njohur të futbollit evropian vijojnë rrugëtimin e tyre. Milani, Roma, Liverpool apo Leverkusen besojnë se mund ta fitojnë trofeun, ndërsa i presin sfida vërtet të forta. Më interesantja është ajo mes Milanit dhe Romës, një përsëritje e sfidave të Serisë A, por me skuadrat shumë më të motivuara, pasi vetëm njëra prej tyre do të ketë shancin të avancojë më tej. Nga 4 mungesa për secilën skuadër, por padyshim trajnerët i kanë gati skemat e tyre në mendje. Gjatë këtij sezoni në kampionat, Milani ka triumfuar në të dyja përballjet, statistikë që e bën edhe më interesant duelin evropian.

Berat Gjimshiti dhe Atalanta e tij do të kenë shumë punë përballë një kundërshtari si Liverpool, që cilësohet si favorit absolut. Ndeshja e parë luhet në mitikun Anfield, me vendësit që kanë treguar se mungesat nuk përbëjnë shqetësim. Scalvini e Palomino nuk do të jenë në dispozicion të Gasperinit, i cili do të provojë gjithçka për të kaluar këtë pengesë. Paralelisht do të luhen dhe dy duele të tjera Leverkusen-West Ham dhe Benfica-Marsejë.

Aspirinat do të provojnë të thellojnë rekordin e tyre pa humbje në këtë sezon, e për këtë u duhet të mos humbasin përballë West Ham, kampionit në fuqi të Conference League. Edhe Benfikën e pret një sfidë aspak e lehtë përballë Marsejës, pavarësisht formës së francezëve, që në 5 ndeshje kanë 4 humbje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026