Rikthehet magjia e Champions League, luhet java e parafundit e fazës në grupe
Champions League nis këtë të martë aktin e parafundit të fazës së grupeve, ose pikën ku gjërat qartësohen edhe më tepër, duke dhënë një ide se cilat janë ekipet që do të vijojnë më tej. Pas një ndërprerjeje 1-mujore, kompeticioni më madhështor për klube rikthehet me javën e 7-të, ku zbresin në fushë 18 ekipe, teksa për një pjesë të tyre janë dhënë verdiktet. Dueli më interesant është ai që luhet në Wanda Metropolitano mes Atletico Madrid dhe Leverkusen, kampionit të Gjermanisë.
Diferenca mes tyre është vetëm 1 pikë: 13 për aspirantët dhe 12 për Los Colchoneros, por ngjeshja në tabelë bën që të dyja të luftojnë vetëm për fitore. Përballja e fundit direkte mes tyre është mbyllur pa fitues.
Në apel thirren sonte edhe Barcelona, Juventus, Liverpool dhe Dortmund. Të kuqtë janë absolutë në Champions me 18 pikë në 6 javë, duke mos lëshuar aspak terren, ndërsa janë thuajse të kualifikuar më tej. Në mbrëmje presin Lilën, teksa blaugranët sfidohen nga Benfica, ndërsa Juventus udhëton drejt Club Brugge.
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës