Rikthehet magjia e Champions, luhet klasikja Real Madrid-Milan

5 Nëntor 2024 | 12:11

Për herë të parë në 14 vite, Reali i Madridit dhe Milani përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje Championsi, e cila pritet të zgjojë sërish rivalitetin mes dy prej ekipeve më të mira në historinë e këtij kompeticioni. Kuqezinjtë, jo me petkun e mëparshëm, por me një ekip jo të ekuilibruar, sfidojnë galaktikët, që pavarësisht ndryshimeve, dinë se si të qëndrojnë pranë trofeve. Kjo është përballja e 16-të mes dy klubeve legjendare në Ligën e më të mirëve, ku secila ka nga 6 fitore, ndërsa 3 sfida janë mbyllur në barazim.

Alaba, Carvajal dhe Courtois nuk janë ende gati. Në anën tjetër, tek ekipi i Fonsecas mungojnë Bennacer, Florenzi dhe Gabbia, ndërsa favoritë janë spanjollët. Dueli pritet të dhurojë spektakël, pasi në fushë zbresin 22 trofe Champions.

Me interes, mbrëmjen e së martës pritet edhe Liverpool-Leverkusen, dy nga skuadrat që dinë se si të luajnë futboll të bukur. Kjo është përballja e pestë mes tyre në këtë garë evropiane, ku të kuqtë ia kanë dalë të marrin 3 fitore, ndërsa 1 i takon aspirinave. Në fushë zbresin gjithashtu Juventus, Manchester City, Dortmund dhe Leipzig. Dy përballjet që nisin më herët janë PSV-Girona dhe Slovan Bratislava-Dinamo Zagreb.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026