Rikthim i rëndësishëm te Tirana, mesfushori Ismajli lë pas dëmtimin
Tirana vijon përgatitjet në prag të sezonit të ri futbollistik, me bardheblutë që kanë kryer disa lëvizje në merkato. Sezoni i ri pritet të jetë me shumë sfida për skuadrën e udhëhequr nga Vangjel Mile, por lajmi i mirë është rikthimi i mesfushorit Qëndrim Ismajli. Ky i fundit ka lënë pas dëmtimin në shpinë që e la disa javë larg fushave, teksa ndeshja e tij e fundit me fanellën bardheblu është ajo me Pogradecin në Play-Out.
Euronews Albania mëson se futbollisti nga Kosova ka vijuar stërvitjen individuale dhe shumë shpejt do të jetë nën urdhrat e Miles, që e ka mjaft të nevojshëm Ismajlin në nisje të këtij sezoni futbollistik.
Qëndrim Ismajli u bë pjesë e Tiranës sezonin e kaluar, ku zhvilloi paraqitje mjaft pozitive, si një lojtar polivalent në mesfushë dhe mjaft teknik. Në ditët në vijim lojtari shqiptar kthehet në kryeqytet, për të rinisur një tjetër sezon në të cilin do të konfirmojë vlerat e tij.
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 18:56 Izraeli sulm në një ceremoni mortore në Gaza, plagosen rreth 20 persona. Vriten 6 të tjerë
- 18:54 Tërmet i fortë në Meksikë, sa ishte magnituda. Lëshohet paralajmërim për cunami (VIDEO)
- 18:44 Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët