Rikthim, polifonia labe” në COD, kujtohet muzikanti i Pavarësisë, Bilbil Vlora
Bilbil Vlora një nga interpretuesit më të njohur të muzikës qytetare me saze, u kujtua këtë të premte përmes aktiviteti “Rikthim, Polifonia labe” në Qendrën për Hapje dhe dialog.
Vlora ka kontribuar shumë në popullarizimin e këtij stili muzikor, duke sjellë në skenë tradita dhe emocione të thella që lidhen me jetën e përditshme dhe kulturën shqiptare.
“Mjeshtri Bilbil Vlora ishte talent i përmasave botërore. Kontributi i tij lidhet me fytyrën identitare që duhet të kishte qyteti shqiptar që po dilte nga periudha e pas shpalljes së pavarësisë. Kur qytetet shqiptare filluan që të formësoheshin si qytetet, lindi nevoja që të kishin një muzikë popullore. Bilbil Vlora e kishte të vështirë për pjesën e Labërisë, sepse qytetet e Labërisë ishin më pak të zhvilluara se qytetet e tjera. Ky bëri të njëjtën gjë. Të gjithë muzikën e bukur e mori dhe i shndërroi në një lëndë të parë muzikore, për Vlorën”, tha Vasil Tole, etnomuzikolog.
Aktiviteti u shoqërua me performancë muzikore dhe valle, ndërsa mjeshtrin Bilbil Vlora e kanë konsideruar si muzikantin e pavarësisë.
“Vepra mban brenda shpirtin e historisë, kujtesën e një populli he vazhdimësinë e një trashëgimie të çmuar. Kënga e Selam Musait që në vite është bërë simbol i krenarisë dhe qëndresës shqiptare vjen sot me një formë të re, e gjallë dhe plot shpirt”, u shpreh kompozitori Klodian Qafoku.
Pjesëmarrësit në këtë aktivitet u bënë dëshmitarë të një momenti që lidh të kaluarën me të tashmen, një rikthim që realizohet nga vet stërnipi I tij.
“E gjithë kjo fillon kur isha fëmijë dhe dëgjoja për stërgjyshin. Bëhesha shumë kurioz se çfarë ka bërë ky emër. Shkova në Korçë dhe dëgjoj për herë të parë zërin e tij dhe e kuptova madhështinë e tij. Të dëgjoje zërin e tij ishte diçka e papërshkruar”, tregoi Emanuel Tufa, stërnipi i Bilbil Vlorës.
Në aktivitet u paraqit Inskenimi i një kënge dhe valleje dhe të një kabaje toske me gërnetë, violinë e me saze, ndërsa u ekspozuan pllakat origjinale të gramafonit, si edhe fotografi të vjetra nga jeta dhe veprimtaria artistike e Bilbil Vlorës.
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 18:24 Era përmbys varkën me 32 turistë, 15 viktima në Vietnam (VIDEO)
- 18:18 Temperaturat e larta rrisin rastet e pickimeve, 35 raste në javë në spitalin e Belshit
- 17:59 Delegacionet e SHBA dhe Libanit takim për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes kornizë me Izraelin
- 17:52 FIFA në hapat e Super Bowl, zbulohen yjet që do të performojnë në finalen e Kupës së Botës
- 17:42 Përmbytjet në Misuri, 200 persona të një kampi veror transportohen me helikopter në vende të sigurta
- 17:28 Apple padit OpenAI: Fitoi akses në të dhëna konfidenciale përmes punësimit të ish-punonjësve