Rikthimi i Trump, Presidenti kinez: Lufta tregtare me SHBA-në nuk do të ketë fitues

10 Dhjetor 2024 | 09:59

Presidenti kinez, Xi Jinping ka paralajmëruar të martën se një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara nuk do të rezultonte me fitues, ka raportuar media shtetërore.

Xi i ka bërë këto deklarata pak para inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump në janar.

Trump, ish-president amerikan, ka shtyrë përpara luftën tregtare me Kinën përgjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë, dhe e ka akuzuar këtë shtet për vjedhje të pronës intelektuale dhe praktika tjera “të padrejta”.

Ai është zotuar për të vendosur tarifa edhe më të larta ndaj Kinës në mandatin e dytë, teksa Pekini vazhdon të përballet me rimëkëmbje të ngadalshme ekonomike pas pandemisë së koronavirusit.

“Luftërat tarifore, luftërat tregtare dhe luftërat teknologjike janë kundër trendëve ekonomikë, rregullave ekonomike dhe nuk mund të ketë fitues”, ka thënë Xi për marrëdhëniet Kinë-SHBA, pas një takimi me krerët e shefave të institucioneve financiare në Pekin.

“Kina ka gatishmëri që të vazhdojë dialogun me Qeverinë amerikane, të zgjerojë bashkëpunimin, të menaxhojë dallimet dhe të promovojë marrëdhëniet Kinë-SHBA në drejtim stabil, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm”, ka thënë Xi.

Pekini synon të shënojë rritje vjetore prej 5 për qind këtë vit, pavarësisht rënies së konsumit të brendshëm dhe papunësisë së lartë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ për buxhetin e vitit 2026, i cili parashikon një paketë masash...
10:15 | 05/07/2026

“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pretendimeve për ndërtime në zonën e Porto Palermos, duke i cilësuar ato si dezinformata që, sipas tij, po përhapen...
09:44 | 05/07/2026

21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës

Të 21 personat e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit do të dalin këtë të diel para Gjykatës së Shkallës së Parë, ku pritet...
09:29 | 05/07/2026