Rindërtimi i shtëpive në Laç, Erdogan uron nisjen e punimeve: Shenjë e miqësisë sonë
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan përshëndeti sot me një video-mesazh nga Ankaraja nisjen e fazës së dytë të punimeve për ndërtimin e mbi 500 shtëpive të reja në zonën e Laçit për familjet që humbën shtëpitë prej tërmetit të 26 nëntorit 2019.
“Pavarësisht pandemisë nënshkruam në muajin korrik protokollin e memorandumit dhe në gusht nisëm punimet, ndërsa sot nisim themelet e ndërtimit të këtyre banesave, të cilat do të shndërrohen në strehë të ngrohtë për gjithë vëllezërit tanë shqiptarë, shpresoj që ky projekt që përfshin 524 banesa dhe do të kushtojë rreth 42 milionë euro të jetë i dobishëm. Këto shtëpi do të shërbejnë si shenjë e re e miqësisë sonë, shpresoj që t’ua dorëzojmë vëllezërve tanë këto banesa sa më shpejt,” – u shpreh Presidenti i Turqisë Erdogan.
Presidenti turk drejtoi një përshëndetje edhe për kryeministrin Edi Rama teksa tha me bindje se pasojat e pandemisë dhe ato të tërmetit do të mund të tejkalohen shpejt.
“Uroj që në këto shtëpi të jetoni në paqe me familjet tuaja, ju uroj edhe vitin e ri që po afron ju përshëndes përzemërsisht duke iu uruar shëndet,” – përfundoi fjalën e tij presidenti Erdogan pasi uroi që si Shqipëria po ashtu edhe Turqia të mos kenë më fatkeqësi të mëdha natyrore.
Përpara fjalës përshëndetëse të Erdogan, kryeministri Edi Rama tregoi për projektin e banesave në Laç, i konsideruar si një nga më kryesorët e programit të rindërtimit dhe që aktualisht ka ecur më shpejt me fazat e punimeve.
Rama tha se me ndërtimin “e kësaj lagjeje të re” i jepet fund edhe problematika e zonës ku prej mungesës së infrastrukturës vuhej shumë nga përmbytjet si pasojë e fryrjes së përrenjve.
Kryeministri e cilësoi projektin e mbështetur nga Turqia si “simbol të duarve të shtrënguara të miqësisë dhe solidaritetit”. Ai tha se me projektin e rindërtimit parashikohen edhe godina të reja për institucioneve si bashkia, spitalet apo shkollat.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania