Rindërtimi nga tërmeti, Soreca viziton dy shkollat që u ribënë me fondet e BE

9 Nëntor 2021 | 08:08

“Mehmet Babamusta” dhe “Fiqiri Kurti” në Kavajë, janë 2 nga 63 shkollat të cilat janë pjesë e programit “EU4schools”, të financuara nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga UNDP.

Këto dy shkolla u vizituan nga Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca së bashku me përfaqësuesen e UNDP-se, Monica Merino.

Soreca u shpreh se investimi në riparimin dhe rindërtimin e shkollave ka qenë vendimi i duhur.

“Nuk kishim fusha më të mira ku të investonim përveç se në edukim dhe kulturë. Këto fusha janë urat e së ardhmes dhe sot arrij ta shoh këtë ëndërr që po bëhet realitet. Këto projekte i kemi parë në letër, ndërsa tani po i shohim të realizuara në realitet”, u shpreh ambasadori.

Për Monica Merino, përfaqësuesen e re e UNDP ishte vizita e parë në një projekt të realizuar.

“Do të doja të theksoja dy mesazhe. Ky program bazohet në dy parime shumë të rëndësishme: të rindërtojmë më mirë dhe të rindërtojmë së bashku”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë vizitës ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali.

Nga 63 shkolla, të cilat janë pjesë e programit “EU4schools” për t’u rindërtuar ose riparuar, 15 prej tyre kanë përfunduar.

Shkollat e rindërtuara kanë më shumë ambiente, klasa më të mëdha, laboratorë, terrene sportive dhe standarde më të mira për nxënësit dhe stafin mësimor

Vizita në dy shkollat e reja në Kavajë u mbyll me mbjelljen e pemëve, si simbol i këtij bashkëpunimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022