Rindërtohet për herë të dytë skema e krimit ku u vra Pjerin Xhuvani

27 Mars 2024 | 12:33

Ekspertët rindërtojnë përgjatë dy orëve për herë të dytë skenën e krimit të ndodhur në 21 Prill 2023 ku në lagjen ” 5 Maji” në Elbasan mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë mes të cilëve edhe një punonjëse policie.

Ekspertiza u krye nga Arjan Hanko, pranë institutit të policise shekncote, Artan Rexhepi dhe Shpetim Buda ekspert te pavarur.

Rindërtimi i skenës së krimit për herë të dytë u bë pas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë me kërkesë të të pandehurve të kësaj ngjarje të rëndë.

Rindërtimi i skenës së krimit për herë të dytë u bë pas këmbënguljes  nga dyshuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj. Ai kërkoi gjykatës të caktohej këndi i qitjes, jo vetëm prej tij, por edhe këndi i qitjes i bërë nga dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende pas kësaj ngjarjes kriminale.

Gjykata e Apelit Tiranë caktoi  tre ekspertë, njëri prej tyre ekspert balistik dhe i vendngjarjeve në policinë e shtetit. Ata në bazë të detajeve të siguruara ditën e ngharjes rindërtuan skemën e krimit dhe pasi të nxjerrin konkluzione të qarta pas eksperimentit hetimor  duhet të dorëzojnë përfundimin e ekspertizës në 9 prill 2024 pikërisht ditën kur do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Apelit Tiranë .Këtë të Mërkurë ishte  hera e dytë që u krye një eksperiment hetimor në lidhje me vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani.

Më herët në Qershor  të vitit 2022 ishte Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ajo që kërkoi rindërtimin e skenës së krimit të ndodhur në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Ngjarja ndodhi në këtë qytet në 21 prill 2021 vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare  duke u cilësuar si ngjarja më e rëndë e ndodhur për shkak të përplasjeve politike.

Ekspertët gjatë javës së ardhshme duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, ku viktimë mbeti Pjerin Xhuvani.

Në atë kohë Arbër Paplekaj u vetëdorëzua në polici për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Por ndërkohë në vendngjarje u gjetën 20 gëzhoja plumbash, 7 të shkrepura nga arma e Arbër Paplekës dhe 13 të tjera ende nuk janë identifikuar nga kanë ardhur.Nga të shtenat gjatë konfliktit të armatosur mbetën të plagosur Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani  50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit, dhe Xhensila Sota  27 vjeçe  (punonjëse e policisë) dhe mjaft detaje të ngjarjes mbetën mister.Kjo është arsyeja që i pandehuri Arbër Paplekaj vijon të kërkojë rihetimin e saj. Ndërkohë Gjykata e Elbasanit e dënoi Arbër Paplekajn me 22 vite burg.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026