Forcat e FNSH ndërhyjnë në Velipojë, spraj me piper ndaj banorëve, disa humbin ndjenjat
Pasditen e sotme, pas disa orë ndërprerje ka rinisur aksionin për shembjen e disa objekteve në bregdetin e Velipojës.
Aksioni i IKMT ka hasur në kundërshtimin e banorëve dhe pronarëve të bizneseve, të cilët më herët u mbështetën dhe nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, që janë përplasur me punonjësit e IKMT duke përdorur mjete të forta.
Në momentin që në Velipojë kanë mbërritur forca të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe punonjës të IKMT-së për të nisur shembjen, qytetarët kanë dalë me lopata në krahë për të mbrojtur pronat e tyre.
Korrespondenti i Euronews Albania Tedor Gjerga teksa raportoi nga vendngjarja tha se është dashur ndërhyrja e rreth 100 forcave të FNSH me spraj me piper në drejtim të pronarëve të një biznesi që do të shembej, pasi pati një rezistencë të madhe nga ana e tyre.
“Është dashur ndërhyrja e 100 forcave të FNSH me spraj me piper në drejtim të pronarëve të këtij biznesi, nga i cili tashmë kanë mbetur gërmadhat. Banorët deri në fund kanë bërë rezistencë, duke kërkuar një urdhër, një vendim të formës së prerë për prishjen e bizneseve”, tha korrespondenti i Euronews Albania.
Mund të lexoni gjithashtu:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve