Rinis gjyqi ndaj Salvinit, akuzohet për pengmarrje dhe moskryerje të detyrës

12 Janar 2024 | 16:15

Rinisi të premten në Palermo gjyqi kundër Matteo Salvinit.

Zëvendës kryeministri, njëkohësisht ministër i Infrastrukturës, u paraqit në gjykatë për t’u përgjigjur për akuzat e pengmarrjes dhe refuzimit të kryerjes së detyrave zyrtare, që ishin përgjegjësi e tij.

Faktet datojnë në gusht të 2019-s, kur Salvini bllokoi zbarkimin në ishull të anijes me 147 emigrantë në bord. Lidhur me çështjen, ai ka mbajtur qëndrimin që kishte dhe asokohe. “Eci me kokën lartë dhe krenar për vendimet e mia”, ka thënë Salvini.

Duke folur për gazetarët, ai ka shtuar se gjatë kohës që ishte ministër i Brendshëm, zbarkimet e anijeve me emigrantë ranë me 90 për qind.

“Kjo solli më pak nisje dhe rrjedhimisht më pak vdekje, më pak dramë dhe më pak para për trafikantët, pasi ishte prioritet i qeverisë të luftonte trafiqet”, ka thënë Salvini.

Megjithatë, ka nga ata që besojnë se lideri i Ligës veproi vetëm për të siguruar vota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit

Në Paris është dhënë alarmi, përpara ndeshjes midis Francës dhe Marokut (9/7-23:00) në Boston, për çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.  Sipas raportimeve të medias, policia e Parisit po përgatitet...
20:31 | 09/07/2026

Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë

Autoritetet europiane kanë sekuestruar 20 milionë cigare dhe 38.4 ton gjethe e duhan të prerë, duke goditur dy rrjete ndërkombëtare kriminale me bazë në Spanjë....
20:16 | 09/07/2026

Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot Republikën Çeke dhe Sllovakinë, sipas Institutit Sizmik Evropian-Mesdhetar. Tërmeti ndodhi rreth 14 kilometra larg...
20:12 | 09/07/2026