Riprodhohet mbishkrimi latin i shekullit të tretë në Kështjellën e Rozafës

17 Dhjetor 2022 | 10:51

Një mbishkrim latin, që daton në shekullin e tretë pas Krishtit në Kështjellën e Rozafës, është një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër.

Zbulimi ka të bëjë me një dedikim që lidhet me emrin zyrtar të qytetit, colonia Scodranorum.

Për shkak të pamundësisë për ta vizituar në sit këtë objekt që qëndron mbuluar gjatë gjithë kohës nga uji, u bë i mundur riprodhimi i një kopje të tij.

Petrit Bilali, specialist i trashëgimisë jo materiale, drejtoria rajonale e trashëgimisë kulturore Shkodër shpjegoi në një intervistë për Euronews Albania se mbishkrimi i dedikohet një ushtaraku romak që kishte kontributet e tij dhe qyteti i Shkodrës i bën dedikimin përkatës në një shtatore.

“Shkrimi është latin dhe ka përmasa 65 cm me 90 cm, faqja ku është bërë kopja. Mbishkrimi i dedikohet një ushtaraku romak që kishte kontributet e tij dhe qyteti i Shkodrës i bën dedikimin përkatës në një shtatore. Shkrimi nuk është përkthyer ende në shqip dhe anglisht”, tha Bilali, teksa tregoi se vështirësia për të realizuar kopjen ishte i madh pasi mbishkrimi është nën ujë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta

Në Kolonjë, turistët nuk kanë mundësi vetëm të vizitojnë sajtet natyrore dhe monumentet e trashëgimisë kulturore, por edhe të mësojnë përgatitjen e gatimeve tradicionale e...
19:13 | 11/07/2026

Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog të hapur me 150 aktivistë...
18:46 | 11/07/2026

E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë ku ka ndërruar jetë një 36-vjeçar. Raportohet se ai po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat....
18:34 | 11/07/2026