Kalanë e Rozafës e vizituan mbi 10 mijë turistë në qershor
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka bërë një bilanc të vizitorëve që kanë preferuar të shohin pikat turistike të këtij qyteti e në veçanti të atyre që janë regjistruar si vizitorë të kalasë së Rozafës.
Muaji qershor ka rezultuar të ketë qenë i suksesshëm përsa i përket numrit të lartë të turistëve, vendas e të huaj. “Muajin qershor të vitit 2022, e përmbyllëm me 10,358 vizitorë që zgjodhën Kalanë e Rozafës si një ndër destinacionet më të preferuara këtë verë”, bën të ditur DRTK Shkodër, në njoftimin e saj.
Thënë ndryshe, bëhet fjalë për 4, 421 vizitorë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo shifër e lartë vizitorësh, shënon një rritje motivuese për turizmin kulturor dhe interes të shtuar për vizitat në sitet e trashëgimisë.
Më herët DRTK Shkodër njoftoi edhe nisjen e punës për hartëzimin e banesave të shpallura “Monumente Kulture” dhe vendosjen e pllakateve të mermerit, një nismë që do të ndihmojë vizitorët në identifikimin e këtyre monumenteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork
42 ditë protestë sot, qytetarët mbajnë fjalimet para Kryeministrisë
- 20:53 Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
- 20:47 Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 20:45 Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima
- 20:39 Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork
- 20:37 Tërmetet në Venezuelë, bilanc i ri: 4,333 viktima dhe 16,740 të plagosur
- 20:16 42 ditë protestë sot, qytetarët mbajnë fjalimet para Kryeministrisë