Rritet numri i vizitorëve në Kalanë e Rozafës, kryesisht të huaj

11 Gusht 2022 | 11:59

Kalaja Rozafa mbetet një nga destinacionet më të preferuara të turistëve në qytetin e Shkodrës.

Muaji korrik ka shënuar një numër rekord turistësh, ndërsa ky pritet të jetë viti më i siksesshëm sa i takon vizitueshmërisë.

Fluksi i turistëve ka vënë në dukje problemin e parkimit i cili nuk është i mjaftueshëm.

Drejtuesja e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër, Besara Podgorica u shpreh për “Euronews Albania” se që nga fillimi i vitit 2022 e deri në korrik, kalaja u vizitua nga 50 mijë turistë.

“Nëse do t’i referohemi shifrave, statistikave dhe nëse do të bëjmë një krahasim me vitin 2019, ne shikojmë që për periudhën janar-korrik të vitit 2022, kemi 50 mijë vizitorë. Për të njëjtën periudhë të vitit 2019, kemi një rritje me 10 mijë vizitorë. Turistët janë kryesisht nga Franca, por nuk mbetet pas Polonia, Italia, Spanja. Sivjet kemi një prezencë të shtuar të turistëve nga Arabia Saudite dhe Egjipti”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork

Në ditën e përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës, autoritetet e Republikës Srpska nisën një fushatë promovuese në sheshin Times Square në Nju Jork, duke vënë...
20:39 | 11/07/2026

42 ditë protestë sot, qytetarët mbajnë fjalimet para Kryeministrisë

Ka nisur protesta në Tiranë në ditën e saj të 42-të. Në nisje të saj është kënduar edhe himni kombëtar nga të gjitë protestuesit. Gazetari...
20:16 | 11/07/2026