Risitë e maturës shtetërore 2023

30 Janar 2023 | 16:48

Provimet e maturës shtetërore për këtë vit, do të vijnë më disa ndryshime. Raporti i Ministrisë për problemet gjatë viteve të kaluara, sugjeroi dhe përmirësime në maturën shtetërore.

Ndryshime do të ketë që nga rivlerësimi i testit. Nxënësit këtë vit do të kenë mundësi të ankimojnë provimin, në rast se dyshojnë se nuk është bërë një vlerësim i duhur i tij.

 “Hapi i parë do t’i drejtohet shkollës, një komision i ngritur nga drejtori i shkollës dhe 2 mësues të shkollës do të vlerësojnë testin dhe nëse shohin se ka probleme do t’i drejtohet qendrës arsimore dhe përsëri me sekretim me barkod, do të bëhet dhe rivlersimi i testit,” – u shpreh Evis Kushi.

Për herë të parë, këtë vit, do të ketë provime të veçanta për maturantët me aftësi ndryshe.

 “Maturantët me aftësi ndryshe i nënshtroheshin testit njësoj si maturantët e tjerë. Këtë vit provime mature të veçanta, shkallë vështirësie më të lehtë,” – tha ministrja.

Ndryshime do të ketë dhe në mënyrën e organizimit të provimeve të maturës.

Ndryshe nga vitet e tjera, ku provimi zhvillohej në klasa, këtë vit do të jenë në ambiente të hapura dhe të mëdha. Kjo mënyrë, sipas ministres do të garantojë një administrim më të saktë, duke mos pasur diferenca të mëdha në nota, nga mesatarja vjetore dhe ajo e maturës shtetërore.

Këtë vit, të gjithë mësuesit që do të hartojnë të katër provimet e maturës shtetërore, do të izolohen për disa ditë, në mënyrë që fokusi i tyre të jetë në hartimin e provimeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026