Ristrukturim me ‘gradat’ e vjetra, drejtuesit e rinj, prej vitesh pozicione kyçe në Policinë e Shtetit

5 Korrik 2021 | 15:32

Nëntë qarqe tashmë kanë një drejtor të ri policie, por emrat e rinj prej vitesh kanë mbajtur role kyçe në policinë e shtetit.

Ardian Çipa, i cili do të jetë tashmë në krye të policisë së Korçës, është një emër i promovuar që në vitin 2013 në krye të Policisë së Tiranës për të vijuar më tej si zv.drejtor për Krimet në Policinë e Shtetit e më pas si drejtor i Mbrojtjes së Dëshmitarëve të Drejtësisë.

Edhe Gjovalin Loka, që tashmë do drejtojë Policinë e Elbasanit, një qark problematik sa i takon kriminalitetit, ka mbajtur detyra të rëndësishme si drejtor i Rendit Publik, drejtor i Policisë së Shkodrës dhe drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike.

Gjatë 8 viteve të fundit Neritan Nallbati ka drejtuar policinë në 3 qarqe dhe Drejtorinë e Standardeve Profesionale dhe tashmë emërohet në krye të departamentit të sigurisë.

Edhe Niko Brahimaj, deri tani drejtor i Policisë së Shkodrës, e më parë i Policisë së Lezhës dhe Forcave Lëvizëse Operacionale, do të vijojë detyrën në krye të Institutit të Policisë Shkencore.

Nga 12 lëvizjet në nivel drejtues bie në sy fakti se vetëm Skënder Hitaj, Hamdi Fjore, Luigj Vathi dhe Ardian Çipa kanë kaluar vetingun, ndërsa pjesa tjetër janë në pritje të rivlerësimit kalimtar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026