Rita Petro: Kemi buxhete për ndërtime, por shoqëria po shkon mbrapa
Shkrimtarja, Rita Petro thotë se deri në momentin që një person bëhet kriminel ka shumë bashkëfajtor, duke nisur që nga edukimi në familje dhe kujdesi i shtetit.
Znj. Petro tha se në rastin e autorit të krimit në Fier, ai ka shlyer dënimin dhe nuk bëhet fjalë për rastet kur mund të ketë ofruar ryshfet për të dalë nga burgu.
Shkrimtarja ngri dhe problemin e mungesës së vëmendjes për problemet sociale të shoqërisë duke thënë se taksat investohen vetëm për ndërtime.
Ajo tha se deputetët e zonës dhe këshilltar bashkiakë nuk tregojnë asnjë kujdes për problemet e komuniteteve.
“Ne kemi buxhete të mrekullueshme për ndërtime, por shoqëria shkon mbrapa. Të gjithë politikanët shqetësohen por problemi është sa kujdeset politika”, tha shkrimtarja.
Rita Petro u shpreh se në vend mungojnë aktivitetet sportive, kulturore dhe sociale për të çliruar njeriun dhe në vend duket sikur ka vetëm politikë.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 17:00 Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
- 16:53 Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault, urdhërohet të paguajë 22.5 milionë euro taksa
- 16:48 Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)
- 16:14 Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
- 16:10 Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
- 16:07 LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin