Rithemelimi bllokoi reformën zgjedhore, Bylykbashi zbulon kërkesën e opozitës
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, mbajti këtë të premte një konferencë me gazetarët, pas bllokimit që deputetët e Rithemilit i bënë komisionit të reformës zgjedhore.
Në fjalën e tij Bylykbashi parashtroi kërkesat e opozitës për rishikimin e anëtarësisë së komisionit të reformës.
Bylykbashi theksoi se ata kërkojnë që të rikthehet tradita 20-vjeçare e funksionimit të komisionit në mënyrë që ai t’i kthehet normalitetit për një reformë konsensuale mes palëve.
“Pothuajse 50 deputetë të opozitës kanë kërkuar zyrtarisht që të rishikohet anëtarësia e komisionit dhe të rikthehet tradita 20-vjeçare, e cila ka garantuar 2 rotacione politike me votë, sepse rregullat e përbashkëta kanë garantuar zgjedhje normale në përputhje me standardet.
Ne kërkojmë me forcë që të rikthejmë këtë traditë sepse reforma zgjedhore është një nga reformat më të rëndësishme që do të prodhojë një stabilitet apo destabilitet për më shumë se një dekadë.
Kërkojmë që pa vonesë, parlamenti i Shqipërisë të marrë në konsideratë kërkesën tonë që komisioni t’i kthehet normalitetit, konsensualitetit dhe funksionalitetit”, deklaroi Bylykbashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit