Rithemelimi bllokoi sallën, dështon mbledhja e komisionit të reformës zgjedhore

19 Janar 2024 | 11:21

Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Kjo pasi deputetët e Rithemelimit kanë bllokuar sallën ku do të zhvillohej mbledhja, duke mos lejuar as socialistët që të ulen në vendet e tyre.

Deputetët e PS janë larguar nga mbledhja, ku bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka dhënë dhe një deklaratë për mediat.

Ai është shprehur se ishte e pamundur që të zhvillohej mbledhja duke shtuar se i pranishëm nuk ishte as Bylykbashi dhe as  Enkelejd Alibeaj.

Mes tjerash ai theksoi se opozita duhet të jetë më e interesuar për Reformën duke nënvizuar se reforma në një formë apo në një tjetër do të ecë përpara.

“Këtu është pamundësi për të zhvilluar mbledhjen, fatkeqësisht nuk kishin sjellë dhe Oerd Bylykbashi nuk e kishin sjellë. Dhe Alibeajn mesa duket nuk e kanë lejuar të vijë për shkak të akteve vandale.

Opozita duhet të  jetë e para e interesuar për të bërë reformë zgjedhore në mënyrë transparente, siç është ky komision. Patjetër që Reforma do të ecë përpara, dhe në fund nëse opozita nuk do të bëjë pjesë, do të gjejmë një mënyrë tjetër për të ecur përpara”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026