Rithemelimi mblidhet para pallatit të Berishës, ish-kryeministri fjalim nga dritarja

6 Janar 2024 | 18:19

Berisha publikon mesazhin e vajzës së re: Agresioni më i madh që po bën narkoregjimi i Ramës është ndaj të rinjve

Simpatizantët e Berishës u mblodhën përsëri këtë të shtunë në ambientet jashtë pallatit në ish-kryeministrit në rrugën Mustafa Matohiti, në kryeqytet.

Berisha në fjalën e tij drejtuar mbështetësve tha se ata me aksionin e tyre po shpërndajnë një rreze shprese se ndryshimi po vjen.

Ish-kryeministri, duke folur nga dritarja e banesës tha se demokratët kanë denoncuar vazhdimisht agresionin e kryeministrit Rama ndaj opozitës në Shqipëri dhe do të vijojë ta bëjë pa rreshtur atë.

Ai shtoi se beteja e opozitës është dhe një betejë për rininë e cila nuk mund të ketë një të ardhme të sigurt ekonomike në Shqipëri.

“Çdo i ri shqiptar ka të drejtë të mendojë, të ëndërrojë, që Tirana të jetë foleja e të ardhmes së tij.

Por sa mund ta ëndërrojnë sot të rinjtë shqiptarë?

Për të ardhur në Tiranë, ai duhet të shkollohet. Edi Rama ka vendosur mesataren si satër për të mbyllur dyert për universitetet për më të varfrit e këtij vendi.

Sa mund të ndërtojë folenë e të ardhmes në Shqipëri të rinjtë shqiptarë, kur në universitetet e Tiranës, ata paguajnë një tarifë ndër më të lartat në Europë. Ata paguajnë një tarifë 5 herë më të lartë se në Austri. 5 herë më të lartë se në Francë, Itali, Gjermani.

Si mund të jetë Tirana vendi i ëndrrave të të rinjve shqiptarë, kur qiratë në këtë kryeqytet, falë drogës dhe korrupsionit, janë nga më të lartat në Europë?

Si mund të jetë ky qytet i ëndrrave të të rinjve, kur ata duhet të punojnë 60 vite për të blerë një apartament?

Për të gjitha këto, agresioni i narkoshtetit, i narkodiktaturës, i kësaj bande me në krye Edi Ramën, që vjedh çdo ditë shqiptarët, ka bërë që Shqipëria të boshatiset nga të rinjtë. Ka bërë që në 8 vite, nga ky vend të largohen mbi 500 mijë të rinj.

Ka bërë që të rinjtë shqiptarë të mos i lidhë asgjë tjetër me Shqipërinë përveç prindërve, të cilët me gjithë mallin, me gjithë brengën, bëjnë zemrën gur dhe u thonë shko vajzë, shko djalë, ndiq jetën tënde se e dinë se nuk kanë çfarë t’u sigurojnë në shtëpinë e tyre.

Ndaj dhe kjo betejë para së gjithash është një betejë për rininë.

Dëgjoj dhe më shkruajnë se ti je Sali je shpresa. E vërteta është tjetër. E vërteta është se për të rinjtë, unë nuk jam heroi i tyre, por jam thjesht si sinjali në filmin Batman që fton heronjtë nga qielli.

Dhe unë, kam bindjen se ata heronj janë djemtë dhe vajzat e Shqipërisë, janë ata të cilët të angazhuar në këtë betejë vendimtare, të angazhuar në këtë betejë për shpresën, për të ardhmen, do t’i japin kthesën, do të bëjnë që kjo erë kthese dhe shprese të fryjë në mbarë Shqipërinë dhe opozita, demokracia të rivendoset përsëri.

Ju ftoj ta mbyllim këtë takim me brohorimën tonë: Zoti i bekoftë të rinjtë shqiptarë, familjet e tyre, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026