Rithemelimi: NATO dhe BE të ndalojnë veprimtarinë përarëse të Ramës në rajon
Rithemelimi i kryesuar nga ish-kryeministri Berisha ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me zhvillimet e sotme mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku Kurti deklaroi se nuk do të takohet me kryeministrin Rama nëse nuk do të ketë mbledhje të përbashkët të dy qeverive.
Në deklaratë thuhet se përgjegjës për politikën përçarëse në Ballkan është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Rithemelimi i bën apel komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë veprimtarinë përçarëse dhe konfliktndjellëse të Ramës në rajon.
DEKLARATA E PLOTË
Lidhur me zhvillimet e sotme midis Tiranës dhe Prishtinës, Partia Demokratike i bën thirrje Komunitetit Ndërkombëtar, BE, SHBA, NATO-s të ndalojnë veprimtarinë përçarëse konfliktndjellëse të Edi Ramës në rajon.
Ky autokrat që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e parë, dhe të vetmin në Europë dhe pas ardhjes së tij në pushtet, ka bërë përpjekje të hapura për ndarjen e Kosovës me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç.
Edi Rama, për 4 vite me radhë u bë promtor i neveritshëm dhe përçarës i rajonit, duke tundur me fanatizëm flamurin e serbomadhisë së Ballkanit të Hapur të Aleksandër Vuçiç. Ai iu kundërvu haptas, nga samiti në samit procesit të Berlinit, dhe mbrojti për 4 vite me radhë me fanatizmin e një vasali projektin e hegjemonisë serbe dhe ruse në Ballkan.
Edi Rama tani vazhdon të mbjellë përçarje të rrezikshme në rajon, dhe midis shqiptarëve. Ai kërkon që për të shpëtuar lëkurën e tij të flasë në emër të BE për procesin e Berlinit, atyre që 4 vite me radhë e mbrojtjen këtë proces nga sulmet e Ramës dhe padronit të tij, Vuçiç.
Partia Demokratike deklaron se prapa qendrimive aktuale të autokratit më të korruptuar të Europës, qendron hetimi i tij i hapur penal nga Gjykata e Uashingtonit për aferën e tij të tmerrshme të korruptimit të agjentit të kundërzbulimit të FBI për Nju Jorkun, McGonigal, dhe angazhimin e këtij të fundit gjatë kohës që ishte në detyrë për shkatërrimin e Opozitës shqiptare dhe forcimin e pushtetit të Edi Ramës.
PD dënon me ashpërsinë më të madhe, veprimtarinë përçarëse dhe të rrezikshme dhe konfliktndjellëse të Edi Ramës.
LEXONI GJITHASHTU:
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret