Rivlerësimi i pronave do bëhet me tatim 5%, shpallen edhe çmimet e referencës

23 Korrik 2025 | 16:32

Qeveria hap rrugën për një tjetër proces rivlerësimi të pasurive të paluajtshme. Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, me një normë tatimore më të ulët nga ajo që apilkohet sot.

Në propozimin e hedhur për konsultim publik, parashikohet që tatimi për shitjen e shtëpisë, të mos jetë 15%, por 5% për një periudhë 9-mujore, ndërsa ligji do të përfshijë edhe pasuritë që janë në proces regjistrimi apo legalizimi.

Po ashtu, Ministria e Financave ka shpallur edhe çmimet e referencës në gjithë Shqipërinë, me përjashtim të Tiranës, ku bie në sy se që nga viti 2019 ka një rritje të konsiderueshme të tyre, ku arrijnë deri në 200 mijë lekë metri katror në Durrës dhe Sazan.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të banesave gjatë këtij 5-vjeçari është një nga arsyet kryesore që ka shtyrë qeverinë të ndërmarrë këtë hap.

Sipas Bankës së Shqipërisë, tregu i pasurive po pëson ndryshime të shpejta, ndaj përditësimi i vlerës së pronave konsiderohet i domosdoshëm si për qëllime fiskale ashtu edhe për planifikimin urban.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për parandalimin e zjarreve, duke theksuar se zjarrvënia nuk...
11:41 | 10/07/2026

Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka dhënë detaje nga hetimi i ndërmarrë lidhur me falsifikimin dhe tjetërsimin e pronat në ASHK Durrës. Me kërkesë të Prokurorisë Durrës...
11:34 | 10/07/2026

Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia. Deklarata e autori pas arrestimit: Nuk jam penduar

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi, e cila u qëllua për vdekje më 9 korrik në Shkodër. Sipas...
11:07 | 10/07/2026