Robert Kenedy Jr. konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shëndetësisë
Senati amerikan miratoi të enjten kandidaturën e Robert F. Kennedy Jr. një kritik i vaksinave për postin e Sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.
Ai mori 52 vota pro dhe 48 kundër. Senatori Mitch McConnell nga Kentaki ishte republikani e vetëm që votoi kundër tij, duke bashkuar votat me 47 demokratët që kundërshtuan kandidaturën e Kenedy. Ky i fundit është zotuar se do të mbroj programet ekzistuese të vaksinimit teksa bëri përpjekje për të siguruar votat e senatorëve hezitues.
Tashmë ai pritet të mbikëqyrë shumë agjenci të profilit të lartë, përfshirë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Pasi Kennedy të bëjë betimin të enjten, Presidenti Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të krijuar një komision të quajtur MAHA, emërtuar në bazë të sloganit “Ta bëjmë Amerikën të shëndetshme sërish”. (Make America Healthy Again).
Kennedy, 71 vjeç, me profesion avokat mbi çështjet mjedisore prej kohësh ka mbjellë dyshime për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave që kanë ndihmuar në frenimin e sëmundjeve dhe kanë parandaluar miliona vdekje për dekada.
Ai tani do të drejtojë departament qeveritar që ka buxhet prej mbi 3 trilion dollarësh. Gjithashtu nën kompetencën e Departamentit të Shëndetësisë janë dhe programet ‘Medicare’ dhe ‘Medicaid’ që ofrojnë sigurim shëndetësor për mbi 140 milionë amerikanë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit