“Rock Festival” në Gjirokastër, tingujt e muzikës gjallërojnë atmosferën e fundvitit

24 Dhjetor 2023 | 19:30

Atmosferës festive të fundvitit  në Gjirokastër i janë shtuar tingujt e muzikës rock. Për dy netë me radhë në skenën artistike të “Rock Festival” performuan emrat më të njohur të kësaj muzike si: Eugent Bushpepa, Altin Goci, grupi “Burn”, “Urban Band” , Jericho dhe Renis Gjoka.

“Gjithë muajit dhjetor në Gjirokastër ka qenë një muaj feste, çdo natë të premte, të shtunë dhe të diel në Pazarin e Gjirokastrës ka muzikë live, gjatë gjithë këtij muaji janë mbajtur programe artistike nga shkolat, nga fëmijët, teatri profesionist vetëm për ditët e fundvitit ka shfaqur një premierë të re artistike, mendoj se është një atmosferë mjaft e gëzuar, mjaft e larmishme”,- Kudret Alikaj, drejtor i turizmit dhe aktiviteteve, Bashkia Gjirokastër

Dekori festiv si dhe organizimet e larmishme e kanë kthyer Gjirokastrën në këtë fundviti në destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj

“Në fakt kjo ka qenë strategjia e bashkisë për të prurë në Gjirokastër sa me shumë turistë gjatë këtij dhjetori që ishte pak i ftohtë por në fakt aktivitetet, njerëzit gjallëria e kanë bërë ndoshta një muaj të nxehtë si edhe muajt e veres”,-tha Kudret Alikaj, drejtor i turizmit dhe aktiviteteve, Bashkia Gjirokastër.

Organizimet kulturore në Gjirokastër do të vazhdojnë përgjatë gjithë fundvitit si dhe në ditët e para të 2024-ës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026