Roland Qafoku: Çfarë na turpëron në 110 vite pavarësi

28 Nëntor 2022 | 16:05

Analisti Roland Qafoku thotë se në historinë e shtetit shqiptar në 110 vite të Pavarësisë, ka ngjarje të cilët na turpërojnë si komb.

Në një intervistë për Euronews Albania, Qafoku përmendi 46 vitet në komunizëm, apo dhe ekzekutimet e politikanëve shqiptarë në vitet 20′, si ngjarjet më turpëruese në 110 vite.

“46 vitet e komunizmit, ne duhet të turpërohemi. Ne duhet të ndihemi të turpëruar që paraardhësit tanë e lejuan që të bëheshe ai komunizëm. Enver Hoxha nuk është qëlluar as me një gur, as me llastiqe, e jo më t’i bëhet një atentat. Paraardhësit tanë, gjyshërit tanë, ata në një farë mënyre mund t’i quajmë edhe përgjegjës. Edhe pse ata u viktimizuan, u dënuan një pjesë e tyre, u vranë, u ekzekutuan dhe ishte një terror i jashtëzakonshëm. Por një popull ka një ndërgjegje të lartë kombëtare, arrin të mposhtë edhe diktaturën.

Këto ishin njollat. 1914-a, lëvizja e Haxhi Qamilit që kërkonte kthimin e Sulltanit. Kemi në vitet 20′, një tallaz dhe paqëndrueshmëri të politikës shqiptare, ekzekutime të politikanëve të nivelit të lartë, është turp në historinë e shtetit shqiptar. Kemi një pjesë të politikanëve shqiptarë që bashkëpunuan me Italinë fashiste, menjëherë sapo na pushtoi ushtria italiane. Dhe 46 vite të komunizmit. Këto janë turpet e 110 viteve”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026