Roli i zbehtë i psikologëve në shkolla, shqetësim për prindërit dhe mësuesit

9 Nëntor 2021 | 07:58

“Roli i psikologëve në shkolla shumë i zbehtë”. Kështu u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” mësuesja Luiza Nezha, teksa komentoi abuzimin  apo dhunimin e fëmijëve.

Mësuesja u fokusua edhe tek roli i prindërve, ku nënvizoi se vihet re se shumica e prindërve janë shumë të ngarkuar me punë, harrojnë të harxhojnë kohë me fëmijët apo të njohin të gjitha problematikat e tyre.

Në lidhje me këtë situatë, pati edhe një ndërhyrje nga Aneo Hila, pjesë e Bordit të Prindërve, i cili nënvizoi se në mbledhje nuk është diskutuar asnjëherë për fenomenin shqetësues, atë të abuzimit apo ngacmimit seksual ndaj fëmijëve. Ai shtoi se prindërit pothuajse nuk kanë asnjë kontakt me psikologët e shkollave.

Ndërsa, psikologia Aurela Agalliu theksoi se nuk ka numër të mjaftueshëm psikologësh në shkolla.

“Roli i psikologeve në shkolla është shume i rëndësishëm, por edhe në institucione, për mënyrën sesi marrëdhëniet njerëzore kanë filluar të ndryshojnë. Jemi bërë më individualistë. Edhe prindërit i rrisin fëmijët e tyre për të parë vetëm veten e tyre”, u shpreh ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022