Romanova: Në Shqipëri kanë ardhur ukrainasit që blenë prona në bregdet

15 Mars 2022 | 09:18

Iryna Romanova, shtetasja ukrainase që jeton në Tiranë, u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se refugjatët që po vijnë në Shqipëri janë kryesisht ata që kanë blerë prona.

“Vite më parë, ka qenë promovimi shumë i madh për shitje pronash afër bregdetit dhe një pjesë e madhe e ukrainase kanë parë çmim të pranueshëm dhe kanë blerë prona në zonën bregdetare”, u shpreh ajo.

“Shumica e refugjatëve, 90%  që kanë ardhur janë ata që kanë një pronë në bregdet. Ka procedura më të lehtësuar për të marrë leje qëndrimi”, tregoi ajo më tej.

Sipas saj, një pjese tjetër e refugjatëve që vijnë Shqipëri janë ata që kanë pasur një pjesë të familjes këtu. Ajo nënvizoi se ende nuk ka një plan në zbatim nga autoritetet shqiptare për strehimin e refugjatëve.

Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se ende nuk ka një plan masash për strehimin e ukrainasve, por pritet të ketë një vendim së shpejti nga qeveria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022