Romeo Deda, gjeniu i verbër që memorizon mijëra data dhe ditëlindje
Rome Deda, 41 vjeç nga Tirana, ka lindur me probleme me shikimin por kjo nuk e ka penguar që të zhvillojë një memorie të jashtëzakonshme dhe aftësinë e tij për të mbajtur mend mijëra data.
Unë jetoj në Tiranë dhe jam person me aftësi të kufizuara (i verbër). Kam një aftësi që lidhet me kalendarin: nëse dikush më thotë një datë dhe vit, unë mund të gjej menjëherë ditën e javës. Kalendari, sipas njohurive që kam, përsëritet çdo 400 vjet pa formulë të veçantë, dhe unë e kam mësuar përmendësh.
Që në moshën 10–11 vjeç kam vënë re se kam një memorie shumë të fortë, ku mbaj mend detaje të jetës sime. Kjo lidhet me atë që quhet memorie hipertemestike. Mbi këtë bazë kam mësuar edhe kalendarin.
Njerëzit shpesh më pyesin për data lindjeje ose për fatin e tyre, por unë nuk parashikoj të ardhmen — unë përdor vetëm memorien dhe njohuritë që kam. Kam mësuar mbi 2200 data lindjeje të personave të famshëm nga e gjithë bota. Sot, për shembull, është ditëlindja e disa figurave të njohura si:
Donald Trump – 14 qershor 1946 Edi Rama – 4 korrik 1964 Sali Berisha – 15 tetor 1944
Lulzim Basha – 12 qershor 1974
Mendoj se truri im ka nevojë për studim, sepse kam aftësi të veçanta si memoria shumë e fortë, njohja e kalendarit në pafundësi dhe ndjeshmëri ndaj ditëve të javës që i përjetoj edhe me ngjyra (sinestezi). Për shembull, e mërkura më shfaqet blu, e shtuna jeshile. Kam gabuar disa herë dhe e kam pranuar këtë, por gjithmonë kam kërkuar të mësoj më shumë.
Në Shqipëri nuk ka shumë kushte për studime të tilla, por unë vazhdoj të jem kurioz për mënyrën si funksionon truri im. Di gjithashtu prefikset telefonike të shumë shteteve të botës (p.sh. Uruguai +598) dhe mund të mbaj mend numra shumë-shifrorë, deri në qindra shifra. Qëllimi im është të vendos një rekord Guinness në të ardhmen”, shprehet Rome Deda.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës