“Romeo dhe Zhulieta” në Tiranë, kryevepra botërore vjen përmes 1 vallëzimi dashurie
Është cilësuar si historia më e madhe e dashurisë e të gjitha kohërave, ose ndoshta më tragjikja.
Kryevepra “Romeo dhe Zhulieta” ka ardhur për publikun shqiptar në një shfaqje në mjediset e “Resë” në Tiranë.
Nën një frymë ndryshe e në një koncept krejt të ri të regjisores Dajana Nenaj, loja e aktorëve erdhi mrekullisht përmes një vallëzimi të gjatë dashurie.
“Ajo që kemi sjellë ndryshe është se çdo gjë interpretohet live. Kemi një trupë muzikore që interpreton live, aktorët që interpretojnë karakteret e tyre, ashtu siç janë dhe balerinët e përfshirë. Është mesazhi i dashurisë, i paqes. Kemi dashur të frymëzojmë publikun këtë herë”, thotë Dajana Nenaj, regjisore.
Bota e ëndërrimeve që përqafon Romeon dhe Zhulietën erdhi si një magji e prekshme dhe e afër për publikun, për tri net radhazi.
Vepra është një tragjedi e shkruar në fillim të karrierës së dramaturgut William Shakespeare për dy të rinj “dashnorë të kryqëzimit të yjeve”, vdekjet e të cilëve përfundimisht bashkojnë familjet e tyre në grindje.
Shfaqja teatrore sjell në mënyrë mjeshtërore Veronën e epokës së rilindjes dhe këtë histori dashurie rrëqethëse. Vepra ka një vrull jetësor klasicist të jashtëzakonshëm për sa i përket vitalitetit dashuror midis dy të rinjve të cilët e duan njëri-tjetrin deri në vdekje.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 19:13 Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
- 19:12 Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 18:46 Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
- 18:44 Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One
- 18:34 E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte
- 18:34 Kanye West pritet nga Edi Rama, kryeministri ndan pamjet