Ronaldo firmos kontratën e artë me Al Nassr: Do të fitojë 550 mijë euro në ditë
Cristiano Ronaldo ka rinovuar kontratën me klubin saudit Al Nassr, duke nënshkruar një marrëveshje që e bën atë sportistin më të paguar në botë. Kontrata e re, e vlefshme deri në vitin 2027, parashikon një fitim total prej rreth 400 milionë euro në dy vitet e ardhshme.
Sipas mediave, Ronaldo do të përfitojë 200 milionë euro në vit vetëm nga paga si futbollist, ndërsa të ardhurat nga të drejtat e imazhit do të jenë rreth 60 milionë euro në vit. Kjo do të thotë se vetëm në muaj ai fiton rreth 16.7 milionë euro, ose rreth 550 mijë euro në ditë.
Përveç pagës, kontrata përfshin edhe një bonus firmosjeje prej 30 milionë eurosh, 15% të aksioneve të klubit, si dhe 90.000 euro bonus për çdo gol të shënuar. Në paketë përfshihen gjithashtu 5.5 milionë euro shpenzime për avionin privat të Ronaldos dhe stafin e tij.
Kjo kontratë me shifra marramendëse vërteton statusin e Cristiano Ronaldos si një nga yjet më të mëdhenj të futbollit edhe pse është në moshën 40-vjeçare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sportisti më i paguar në botë për vitin 2025, Ronaldo thyen rekorde jashtë fushës
- Mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj shpallet kampion me Al Ittihad
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare