Sportisti më i paguar në botë për vitin 2025, Ronaldo thyen rekorde jashtë fushës
Për të tretin vit radhazi, Cristiano Ronaldo kryeson listën e Forbes si sportisti më i paguar në botë, duke lënë pas emra të mëdhenj nga bota e sportit.
Sipas të dhënave të publikuara nga revista amerikane Forbes, superylli portugez ka arkëtuar 275 milionë dollarë (rreth 245 milionë euro) gjatë vitit të fundit, duke e vendosur veten në mesin e fituesve më të mëdhenj në historinë e sportit.
Prej këtyre, 225 milionë janë fituar nga kontrata dhe shpërblime në futboll, ndërsa 50 milionë nga sponsorizime dhe marrëveshje marketingu.
Ronaldo, tani 40 vjeç, lë pas basketbollistin Stephen Curry (156 milionë dollarë) dhe boksierin Tyson Fury (146 milionë dollarë). Lista për vitin 2025 përfshin gjithashtu emra të njohur si:
Dak Prescott (futboll amerikan) – 137 milionë dollarë
Lionel Messi (futboll) – 135 milionë dollarë
Karim Benzema, ndër të tjerët në top-10
Oleksandr Usyk dhe Jon Rahm, ndodhen menjëherë pas dhjetëshes më të mirë
Për herë të dytë në histori (pas vitit 2024), të gjithë sportistët në top-10 kanë kaluar shifrën prej 100 milionë dollarësh në vit.
Madje, këtë kufi e kanë kaluar edhe vendet e 11 dhe 12, duke dëshmuar rritjen e jashtëzakonshme të të ardhurave në sportin global.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq