Ronela Hajati: Kënga ime, ndër më të mirat e Shqipërisë në Eurovision
Presioni për të nxjerrë një produkt të mirë për Eurovisionin është i madh, por në fund do të dalë diçka e mirë.
Kështu tha në studion e “Sot” në Euronews Albania Ronela Hajati, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës, me këngën “Sekret”.
“Unë mendoj se kënga ime është ndër më të mirat që Shqipëria ka çuar në Eurovision” u shpreh Ronela.
Kënga po punohet nga një producent në Angli dhe ka pësuar ndryshime. Një pjesë e mirë e tekstit do të jetë në anglisht, për shkak të natyrës së festivalit.
Nga fillimi i marsit do të dalë produkti përfundimtar, bashkë me videoklipin.
Ajo tha se çdo element i videoklipit është i bazuar në mitologji, në legjendën e Gjarprit të Bistricës.
“Ashtu siç gjarpri ndërron lëkurën, edhe brenda videoklipit pësohet një shndërrim”, tha Hajati.

Ajo tha se në videoklip tregohet një histori dhe brenda është një personazh me emrin Vjosa, që përfaqëson lumin Vjosë, lumin e fundit të egër në Evropë.
“Videoklipi në fillim duket si përrallë, por ka shumë metafora”, tha Ronela Hajati, e cila zgjodhi që detajet e tjera t’i mbaje sekret, siç është titulli i këngës.
Ronela do të bashkëpunojë për performancën me koreografen Klaudia Pepa, për regjinë e videoklipit me Ledion Liçon, për kostumografinë me Niko Komanin, ndërsa pjesë e videoklipit do të jetë edhe Florian Agalliu.
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës