Rrëfehet Uzuni: Te Granada më adhurojnë, në Kombëtare dua të luaj si sulmues i dytë
Myrto Uzuni po kalon një formë të shkëlqyer në Spanjë te Granada, që me golat e tij synon promovimin në sallonet e mëdha të futbollit iberik.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Max Sport”, në Euronews Albania, sulmuesi rrëfen gjithçka, nga jeta në Spanjë, te regjimi që mban dhe kombëtarja.
Uzuni zbuloi se orizi dhe mishi i pulës është ushqimi i preferuar, ndërsa theksoi se roli i tij ideal në kombëtare është të luaj si sulmues i dytë.
Një gol larg historisë – “Më mungon vetëm një gol për të hyrë në historinë e Granada FC. El Arabi ka shënuar 44 gola në 134 ndeshje unë 43 gola në 100 ndeshje dhe kam statistika më të mira. Normale kjo vjen pas një pune shumë të lodhshme. Unë i dedikohem shumë futbollit, mbaj një regjim konstant, gjithmonë e ruaj veten që të jem sa më i freskët”.
Idhull te Granada – “Ndihem shumë mirë këtu, njerëzit më adhurojnë. Kur më shohin në rrugë duan autografe, nuk mund të ulem as në restorante sepse nuk ndalojnë. Kur kam pushim dal jashtë nga Granada, sepse këtu nuk kam privatësi”.
Golat spektakolar – “Në këtë periudhë po kaloj një formë shumë të mirë. Në ndeshjen e fundit pasi shënuam golin e dytë arritëm në vetëkënaqësi, por në fund shënova unë për t’i dhënë tri pikët ekipit. Në fakti ishte goli shumë i veçantë, por kam shënuar disa të tillë”.
Gjuhët e huaja – “Flas shumë mirë greqisht, pasi aty jam rritur dhe kam bërë shkollën. Serbokroatisht, spanjisht si dhe anglisht, që është gjuhë ndërkombëtare”.
Mungesa e golave në kombëtare – “Të luash për kombëtaren është një ndjenjë e veçantë. Por besoj edhe golat do të vijnë tani, pasi edhe trajneri Silvinjo në këtë moment më sheh si sulmues dhe unë ndihem më mirë kur jam afër portës. Statistikat e mia flasin qartë, kam shënuar 43 golat në tre vitet e fundit dhe normalisht jap më të mirën kur luaj pas sulmuesit, por unë jap gjithçka ku më thotë trajneri”.
Pozicioni ideal – “Shprehem më mirë në fushë, kur luaj si sulmues i dytë, pasi kërkoj hapësirat, ndërsa qendërsulmi është më i mundshëm fizikisht dhe jam më efikas në këtë modul”.
Aspekti fizik – “Ndihem shumë mirë, si fizikisht si psikologjikisht. Unë i dedikohem shumë futbollit, dhe jap më të mirën time. Besimi sa vjen edhe rritet kur shënon dhe shpresoj të vazhdoj kështu”.
E ardhmja – “Kur shënon shumë gola, normale që ka oferta, unë jam ambicioz. Të shohim në të ardhmen, por tani te Granada ndihem shumë mirë dhe jap gjithçka për këtë klub”.
Granada – “Objektivi ynë është të ngjitemi në La Liga dhe nuk e diskutojmë këtë qëllim. Prandaj jam këtu ta ndihmoj ekipin për t’u kthyer në elitë”.
Çfarë të mungon nga Shqipëria – “Ushqimi më mungon, por unë kam një dietë që ha vetëm oriz dhe pulë dhe jam shumë i lumtur”.
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij