Rrëfimi ekskluziv i policit të burgjeve, 5 zhvillimet kryesore deri në mesditë
- ‘S’më del rroga, do iki në Gjermani’, rrëfimi ekskluziv i policit të burgjeve
Punonjësit e Policisë së Burgjeve protestuan pak ditë më parë duke kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune. Një prej tyre, në kushtet e anonimatit pasi i druhet një mase disiplinore apo shkarkimi nga detyra, rrëfen për Euronews Albania, peripecitë që përballen prej vitesh. Sipas tij, shumë policë burgjesh po mendojnë emigrimin në Gjermani.
Lexoni për më shumë: ‘S’më del rroga, do iki në Gjermani’, rrëfimi ekskluziv i policit të burgjeve
- Pezullohet nga detyra policja Anisa Kostani pas postimit në rrjetet sociale
Drejtori i Policisë, Geldis Nano ka pezulluar nga detyra policen Anisa Kostani. Policia njofton se Kostani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Lexoni për më shumë: Pezullohet nga detyra policja Anisa Kostani pas postimit në rrjetet sociale
- Drafti për ish-spiunët, Meta: Të gjithë e dinë fatin e nismave anti-Meta
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha për draftin e maxhorancës për ish-spiunët, se e argëton fakti që ka nisma të reja. Mes ironisë ai theksoi se e di shumë mirë se si përfundojnë ligjet anti-Meta. Kreu i Partisë së Lirisë tha më tej se situata ekonomike dhe sociale po vjen duke u përkeqësuar.

Lexoni për më shumë: Drafti për ish-spiunët, Meta: Të gjithë e dinë fatin e nismave anti-Meta
- Paralajmërimi i Berishës: Rama kërkon të shtyjë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se me dhënien me koncension të shtetësisë, kryeministri Edi Rama kërkon të bllokojë negociatat me Bashkimin Evropian, duke shtyrë mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se ky koncension do të kundërshtohet me të gjithë potencialin e saj nga opozita.

Lexoni për më shumë: Paralajmërimi i Berishës: Rama kërkon të shtyjë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare
Abazoviç u drejtohet deputetëve në Malin e Zi: Ju shqetëson fakti që jam shqiptar
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u është drejtuar deputetëve në Kuvend, teksa po mbahet seanca e mosbesimit. Gjatë fjalës së tij, Abazoviç ka akuzuar disa persona, sipas të cilit janë të shqetësuar për faktin se ai është anëtar i një kombi pakicë, shqiptar.
Abazoviç deklaroi se është kryeministër i cili ka marrë vendime të vështira për vendin, teksa shtoi se pret nga deputetët, arsyet se pse iniciuan seancën për mosbesimin e qeverisë së tij.

Lexoni për më shumë: ‘Ju shqetëson fakti që jam shqiptar’, Abazoviç u drejtohet deputetëve në Malin e Zi
“Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
- 11:00 Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
- 10:51 “Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
- 10:46 Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
- 10:42 Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
- 10:39 Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh
- 10:36 Skandali i Kepit të Gjelbër, kapiteni i kombëtares së futbollit akuzohet për përdhunimin e përkthyeses braziliane