Rrëfimi i 87-vjeçarit dibran që përjetoi Luftën e Dytë Botërore

11 Mars 2022 | 14:35

Shuaip Methasani është një 87-vjecar nga Dibra që ka përjetuar Luftën e Dytë Botërore. Gjatë bisedës me gazetaren Elona Gjylmi, Methasani – tashmë stërgjysh – shprehet se i druhet idesë se mund të përjetoje një luftë të tretë.

“Vajza e djalit me ka bërë dhe stërgjysh tani. Në këtë kuptim frikësohem për jetën e njerëzve, jo për vete. Është e frikshme”, u shpreh ai.

Methasani mban mend shumë detaje nga Lufta e Dytë Botërore. Ai nuk luftoi vetë, sepse ishte 8 vjeç kur lufta mbaroi. Por kishte familjarë të përfshirë në të.

“Më shumë viktima ka bërë gjermani, italiani jo shumë”, thotë ai.

Një nga motrat e tij humbi jetën nga trauma që pësoi kur gjermanët tentuan t’i digjnin shtëpinë në Dibër, kur vëllai i madh doli partizan.

“Erdhën me 2 bidonë me benzinë për të djegur shtëpinë tonë. Fat që një komshi dinte italisht dhe i tha që nuk ishim familje komunistësh. Kisha një motër 4 vjeçe në oborr dhe ata i afroheshin me gryka automatiku. Që aty e mori sëmundjen dhe pas 4 ditësh vdiq”, tha ai.

Edhe Paskal Milo e njeh mirë Luftën e Dytë Botërore, por për shkak të profesionit të tij si historian.

Për të, pasojat e një lufte të tretë do të ishim më të mëdha se 2 luftërat e para që patën miliona viktima.

Rrëfimi i 87-vjeçarit dibran që përjetoi Luftën e Dytë Botërore
Rrëfimi i 87-vjeçarit dibran që përjetoi Luftën e Dytë Botërore

“Nuk do të bëhet më fjalë për 60 milionë të vrarë si në luftën e dytë, por për shfarosje të kombeve dhe njerëzimit”, tha Milo.

Lufta e parë nisi për influencën ekonomike dhe territoriale mes 2 grupimeve të shteteve evropiane.

Pas pushtimit polak nga Gjermania dhe çështjet e pa përfunduara të Luftës së Parë, e dyta erdhi vetëm 20 vite më pas.

“Bashkimi Sovjetik i dikurshëm ka humbur në luftën e dytë botërore 20 milion njerëz, 1/3 e të gjitha humbjeve që pati bota nga lufta e dytë”, sqaroi Milo.

Methasani ka ende bashkëmoshatarë për të diskutuar luftën e dytë botërore dhe për të ndarë frikën për fillimin e të tretës. 77 vjet më pas ndjen ende forcë për të luftuar në rast se konflikti që nisi në Ukrainë, arrin deri në Shqipëri.

“Do merrja armën. Po mos ta merrja do të strehoja disa njerëz për bamirësi”, u shpreh Methasani .

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026