Rrëfimi i vrasësit të Ilarias: Isha gati të luftoja për të, gjithçka ndryshoi kur…
Mark Antony Samson, 23-vjeçari filipinas i akuzuar për vrasjen brutale të 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Romë, ka dhënë dëshminë e tij në seancë gjyqësore, duke detajuar marrëdhënien dhe ngjarjet që çuan në krimin tronditës.
Gjatë deklaratës përpara gjykatës, Samson tha se ishte i vendosur të luftonte për rikthimin e Ilarias si e dashura e tij, edhe pse lidhja e tyre kishte hyrë në krizë. Ai tregoi se ishte njohur me të në vitin 2023 në ambientet e punës dhe lidhja e tyre kishte nisur më 30 prill të po atij viti.
Në vendimin e gjykatës për masën e sigurisë, marrëdhënia e të rinjve kishte pasur ulje-ngritje, por gjithçka kishte ndryshuar kur Ilaria kishte kërkuar të shihte notat e tij të provimeve universitare, një temë që, sipas Samson, e kishte ndjekur si traumë që nga shkolla e mesme për shkak të presionit prindëror.
I riu tregoi se Ilaria i kishte vendosur ultimatum se nëse nuk i tregonte notat, ajo do ta linte.
“Ajo më tha se për të s’do të ishte problem të tregonte notat e saj”, shtoi ai.
Në fund të janarit 2025, dy të rinjtë vendosën të merrnin një pauzë në marrëdhënie, por vazhduan të takoheshin. Samson pretendon se sjellja e Ilarias ishte e paqëndrueshme, duke e trajtuar herë si të dashur, herë si një mik të zakonshëm.
Në fillim të marsit, situata u përkeqësua edhe më tej, pasi Ilaria i bëri me dije se ishte regjistruar në një platformë takimesh.
Mediat italiane shkruajnë se kjo e tronditi Samsonin, ndërsa vajza filloi të shfaqej gjithnjë e më e ftohtë dhe e distancuar.
Gjykata thekson në vendim se, pas vrasjes, autori tregoi një qëndrim të kontrolluar emocionalisht, pavarësisht deklaratave të mëparshme se nuk mund të jetonte pa Ilariën.
Madje, menjëherë pas ngjarjes, ai ka vazhduar të sillet normalisht, duke takuar shoqen e viktimës dhe duke diskutuar me të për problemet në çift.
Samson gjithashtu dërgoi mesazhe të afërmve dhe shoqeve të Ilarias, duke u shtirur si ajo, për të krijuar përshtypjen se 22-vjeçarja ishte ende gjallë.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë