Rregullat e reja për furrat e bukës, sipërmarrësit: Nuk do rritet çmimi i produkteve
Furrat e Bukës janë të detyruara që të vendosin etiketa të sakta të produkteve të tyre duke përshirë veç çmimit dhe peshën, në të kundërt do të ndëshkohen me gjobë. Rregullat e reja hyjnë në fuqi këtë muaj.
Nga data 15 Nëntor, çdo furrë buke duke të ketë të shënuar, llojin e bukës, peshën dhe çmimin, në etiketat poshtë rafteve të bukës. Kush nuk respekton këtë rregull do të gjobitet me 200 mijë lekë.
“Ky ndryshim erdhi si një rezultat i inspektoriarit kontrollor të mbikëqyrjes së tregut, të cilët para një viti, dolën kontrolle dhe morën dhe masa administrative është një gjë qe e kishim si ngërç, për të treguar dhe vetën sa korrekt jemi me konsumatorin”,-tha Rasim Bela, pronar furre buke.
Sipërmarrësit hedhin poshtë aludimet se do të ketë një rritje çmimesh sa i takon bukëve, ndërkohë bëjnë me dije se rregulli i ri thjesht hedh poshtë abuzimet me peshën e bukës.
“Në udhëzimin që ka sjellë inspektorati kemi detyrim të përcaktojmë sa kushton një kg bukë, masive, e verdhë e bardhë, nuk ka ndryshim çmimi as gramaturë, nuk ka lidhje me rritje çmime”, tha Rasim Bela, pronar furre buke.
Gjithashtu në ambientin e furrës duhet jetë dhe një listë, në formatin A4, që do të informojë klientin me çmimin e shitjes për 1 kg për çdo lloj buke.
“Ka qenë një mentalitet 1 kile bukë, nuk kemi prodhuar asnjëherë një bukë që bën një kile, ka qenë pesha të ndryshme, sipas kostos të prodhimit. Dhe ka qenë deklarimi që diku e gjeje bukën 70 lekë diku 80 lekë”, tha Rasim Bela, pronar furre buke.
Rregulli i ri përfshin çdo biznes që tregton bukë. Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë të peshojnë bukën. Sipas rregullave të inspektoratit teknik çdo subjekt do të duhet të ketë peshoren, ose do të gjobitet.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta