Seria A| 4 fitore radhazi për Juventus, ruan vendin e dytë
Një gol i Miretti i ka mjaftuar Juventusit të dalë me 3 pikë nga Artemio Franchi. Duke mposhtur minimalisht Fiorentinën. Një përballje e dominuar nga skuadra violë, por pa mundur të depërtojë në mbrojtjen bardhezi, ndërsa i vetmi rrezik për Sheznin vinte nga gjuajtjet nga distanca. Pjesa e parë nisi mirë për Fiorentinën, por një kundërsulm i Juventusit, i udhëhequr nga Rabiot gjeti të papërgatitur difensivën violë, duke shënuar me Miretti që në minutën e 10.
80 minutat në vijim folën vetëm për Fiorentinën, por që Shezni ishte i pakalueshëm, duke bërë që bardhezinjtë të rrëmbejnë fitoren e 4 radhazi dhe të 8-ën në kampionat. Përmbysje regjistroi Roma në shtëpi në përballjen me Lecce, edhe pse mund ti kishte qartësuar gjërat që në fillim. Lukaku shpërdoroi një 11metërsh, ndërsa gjuajtja e tij u kap nga portieri.
Fraksioni i parë nuk prodhoi gola, ndërsa në të dytin surprizoi Leçe, që kaloi në avantazh me Almqvist. Kur u duk se miqtë do të merrnin një fitore me shumë vlerë, asgjë nuk rezultoi e tillë pas Azmoun barazoi në minutën e parë të shtesës, ndërsa në të 94’ ishte radha e Lukakut për të shlyer gabimin dhe fituar 3 pikët për Romën e Mourinhos.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta