Rregullat e reja për prokurimet, drafti parashikon përdorimin e IA

9 Janar 2024 | 16:12

Qeveria ka hartuar strategjinë e re kombëtare për prokurimet publike që do të aplikohet për periudhën 2024-2030.

Drafti i hedhur për konsultim publik i referohet procesit me të cilin autoritetet dhe entet kontraktore blejnë mallra dhe shërbime nga operatorët ekonomik.

Korniza ligjore e cila ka për qëllim unifikimin e standardeve me ato të BE-së mbështetet mbi parimet e mosdiskriminimit, trajtimit të barabartë, mbrojtjen e konkurrencës së lirë he rritjen e transparencës.

Ndër risitë më të rëndësishme është përdorimi i inteligjencës artificiale si teknologji e re e implementuar në sistemin elektronik të prokurimeve.

Sistemi elektronik është funksional në Shqipëri që në vitin 2009. Integrimi i sistemit AI do të shërbejë për të rritur efiçencën dhe për të automatizuar proceset.

“Në kuadër të rritjes së transparencës dhe eficencës, disa procese te prokurimit publik, sikurse janë: përllogaritja e vlerës limit të kontratës, studimi i tregut, hartimi i specifikimeve teknike duhet të kryhen në sisteme elektronike të certifikuara, mbështetur në ndërveprim me sisteme të tjera të Platformës Qeveritare të Ndërveprimit. Për këtë qëllim, SPE do të zhvillohet duke përdorur teknologji të avancuar të Inteligjencës Artificiale dhe procese të robotizuara në përputhje me parashikimet europiane”.

Teknologjia e avancuar, sipas draft-strategjisë, do të kryejë vlerësim automatik të kritereve për kualifikimin e ofertuesve në fazën e parë të aplikimit. Këto ndryshime vijnë në kuadër të rritjes së transparencës dhe eficencës me qëllim lehtësimin e procedurave dhe shmangien e konflikteve të interesit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026