Inteligjenca artificiale në tenderë, Balluku: Prokurimet të hapur dhe transparente
Kompanitë që do të fitojnë tenderët publikë nuk do të përzgjidhen nga njerëzit.
Qeveria po sheh mundësinë të integrojë inteligjencën artificiale, në mënyrë që të shmangë korrupsionin dhe abuzimet.
Ligji i ri i prokurimeve publike i miratuar në vitin 2020 e ka bërë Shqipërinë një ndër vendet më transparente në procedurën e prokurimeve publike. Me këtë deklaratë, zv/kryeministrja Belinda Balluku, tregon se gara është e hapur dhe e barabartë për të gjitha kompanitë që investojnë apo marrin kontrata publike në vendin tonë.
“Kuadri ligjor pasqyron parimet themelore të traktatit të Bashkimit Evropian, për transparencë, trajtimin e barabartë, mosdiskriminimin si dhe vlerën e parasë. Ndërkohë, pa dyshim konkurrencën e lirë, njohejn reciproke dhe proporcionalitetin”, tha Balluku.
Për të përmirësuar edhe më tej sistemin e prokurimeve, duke synuar shmangien e burokracive dhe korrupsionin, Balluku thotë se do të përdoren variablat dixhitalë dhe inteligjenca artificiale.
“Qeveria ka vendosur si një nga qëllimet e saj, vizionin e zhvillimit të një sistemi digjitalizimi për ofrimin e shërbimeve publike. Kemi synim që në të ardhme të përdorim edhe inteligjencë artificiale me qëllim që të rrisim transparencën, të ulim riskun e korrupsionit dhe shmangien e gabimeve njerëzore”, u shpreh Balluku.
Në konferencën ndërkombëtare të prokurimeve të hapura, Balluku foli edhe për disa raste suksesi në procedurën e tenderëve në fushën e energjisë dhe infrastrukturës, të cilat kanë ngjallur interesin e kompanive të huaja për investime në vendin tonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng