Rrëshqitje dherash në aksin Gramsh–Kukur, kamioni me mallra rrezikon të bjerë në humnerë

17 Maj 2026 | 10:02

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në aksin rrugor Gramsh–Kukur, duke bllokuar qarkullimin në një prej segmenteve problematike të zonës.

Një kamion i ngarkuar me mallra ushqimore, që furnizonte bizneset në njësinë administrative Kukur, ka mbetur i bllokuar në vendin e quajtur “Përroi i Pishave”, pasi një pjesë e rrugës është shembur.

Mjeti ndodhet në buzë të aksit dhe rrezikon të përfundojë në humnerë, ndërsa drejtuesi i kamionit kërkon ndërhyrje urgjente për nxjerrjen e tij dhe stabilizimin e rrugës.

Për shkak të rrëshqitjeve, qarkullimi në aks është bllokuar plotësisht, duke krijuar vështirësi për banorët e zonës dhe furnizimin e bizneseve lokale.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, pasi problematikat në këtë aks përsëriten sa herë ka reshje intensive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026