Rreth 1600 demokratë nga qarku i Korçës dhe 200 automjete nga Vlora për protestën

12 Nëntor 2022 | 09:36

Rreth 1600 protestues të qarkut të Korçës do i bashkohen protestës së sotme të thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Sipas informacioneve të marra nga kryetarët e degëve të PD-së në qark në lidhje me organizimin dhe nisjen e protestuesve nga rrethet, nga Korça do të nisen mbi 400 protestues, të cilët do të jenë të organizuar në 4 autobusë dhe makina private.

Nga dega e PD-së së Devollit janë rreth 400 persona të cilët janë të organizuar me furgona dhe makina private.

Nga dega e PD Maliq janë të konfirmuar 350 persona që do marrin pjesë në protestë dhe nisja do të behet me makina private. Rreth 400 protestues do të jenë nga Pogradeci, ku organizimi është bërë me makina të vogla.

Gjthashtu, 30 persona nga PD Kolonjë, janë organizuar me mjete të vogla.

Ndërsa, nga dega e PdDVlorë, nisja drejt protestës do të bëhet me makina private. Rreth 200 makina do të nisen sot deri në orët e mesditës, teska rreth 800 protestues nga Vlora do t’i bashkohen protestës në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026