Rreth 45 emigrantë të zhdukur në brigjet greke 

11 Gusht 2022 | 20:37

Autoritetet greke janë ende në kërkim të dhjetëra emigrantëve të zhdukur pasi një varkë u mbyt në një ishull juglindor.

Nga 25 deri në 45 persona mbeten të pagjetur pas incidentit të së mërkurës pranë Karpathos.

Një anije e marinës greke dhe tre anije tregtare aty pranë u përfshinë në ditën e dytë të operacionit të kërkim-shpëtimit.

Roja bregdetare tha të mërkurën se 29 persona, të gjithë burra nga Afganistani, Iraku dhe Irani, ishin shpëtuar.

Varka i transportonte ata nga bregu turk i Antalias në Itali. Kushtet e motit në zonë ishin të trazuara, me erëra të forta dhe det të trazuar, thanë autoritetet.

Të mbijetuarit thonë se kishte rreth 60 deri në 80 persona në bordin e anijes kur ajo u përmbys në detin Egje .

Dy nga të shpëtuarit u nxorrën nga deti me një helikopter të forcave ajrore dhe u dërguan në Karpathos, ndërsa 27 të tjerët u morën nga një anije tregtare dhe u transportuan në ishullin Kos.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026