Rreth 50,000 njerëz u larguan nga Rafah në 48 orët e fundit

8 Maj 2024 | 14:05

Rreth 50,000 njerëz janë larguar nga qyteti jugor i Gazës, Rafah, në 48 orët e fundit si rezultat i urdhrit të evakuimit të Izraelit.

Kjo shifër u bë e ditur për CNN nga një punonjës i lartë në agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

“Ne gjurmuam afërsisht 50,000 njerëz që niseshin nga Rafah në 48 orët e fundit. Ne i kemi parë ata të shkojnë në Khan Younis, disa kanë shkuar në zonën e zgjeruar humanitare të Al-Mawasi, të tjerët kanë shkuar në Deir al-Balah, “tha zëvendësdrejtori i lartë i çështjeve të UNRWA në Gaza, Scott Anderson, për CNN.

Banorët e Gazës filluan të largoheshin nga Rafahu lindor të hënën, pasi ushtria izraelite urdhëroi banorët atje që të evakuoheshin menjëherë, ndërsa kryen një operacion ushtarak në qytet.

“Ne mendojmë si OKB se njerëzit duhet të zgjedhin se ku duan të shkojnë dhe ne do t’u ofrojmë ndihmë kudo që ata vendosin të kërkojnë strehim me familjet e tyre,” tha ai.

Gjithashtu se njerëzit që iknin në Khan Younis do të arrinin në një zonë të shkatërruar nga lufta. Ai theksoi se mbërritja e më shumë ndihmave humanitare ishte një shqetësim kryesor për agjencinë e tij.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se një paketë sanksionesh që synon Rusinë mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë edhe Iranin dhe...
19:54 | 14/07/2026

Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit

Armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit është në rrënim e sipër, me sulmet midis vendeve që po përshkallëzohen me shpejtësi gjatë ditëve të fundit. Një vështrim...
19:46 | 14/07/2026

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie

Djali i Princeshës së Kurorës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, është liruar nga burgu dhe është në arrest shtëpiak, ndërsa apelon dënimin e tij...
19:33 | 14/07/2026