Rreth 8 mijë infermierë të papunë në Shqipëri
“Rreth 8 mijë infermierë janë aktualisht të papunë në Shqipëri.” Kështu deklaroi Presidentja e Urdhërit të Infermierit, Blerina Duka në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”.
“Janë rreth 8 mijë infermierë të papunë. Kanë mbaruar shkollën dhe nuk kanë gjetur dot punë”, tha ajo.
Sipas Dukës, studentët e sapodiplomuar në infermieri janë regjistruar në portalin “Infemier për Shqipërinë”, teksa e sheh këtë portal si ndër mundësitë e vetme për punësimin e tyre.
“Ata janë regjistruar në portalin “Infermier për Shqipërinë”, është një nga gjërat më të mira që ka ndodhur për kujdesin shëndetësor, sepse të gjithë mund të punësohen nëpërmjet këtij portali”, shtoi Duka.
Presidentja e Urdhërit të Infermierit nënvizoi se në qarkun e Tiranës dhe në disa qytete të tjera të vendit ka vende të lira pune, duke iu referuar portalit, por shtoi se mund të ketë arsye të ndryshme se pse ka infermierë të cilët nuk janë punësuar.
Ajo nënvizoi se çdo i sapodiplomuar duhet të ndjekë procedurat e nevojshme dhe të regjistrohet në portal, në mënyrë që të punësohet. Duka shtoi se problematikë mbeten zonat e thella, ku qendrat shëndetësore e kanë të vështirë të gjejnë inferimerë.
Ndërsa, Stiven Shala nga Qëndresa Qytetare, tha se infermierët po e përdorin diplomën si biletë për t’u larguar.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve