“Rrezikova shikimin kur ngrita 1531 kg peshë”-kampioni Guinnes nga Kosova
Shqiptari nga Vushtria e Kosovës, Bujar Muli i cili hyri zyrtarisht në librin e Guinness pas thyerjes së rekordit të peshave më të rënda të mbajtura në trup, ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Good Morning Albanians”.
Duke folur për rekordin e arritur, ai tha se ndërsa përgatitej për të ngritur një peshë aq të madhe ai ishte i vetëdijshëm se nga kjo atij mund t’i rrezikohej edhe shikimi, megjithatë nuk u ndal dhe arriti të thyente rekordin duke mbajtur plot 1513 kilogram peshë në pjesën e përparme të trupit.
“Rekordi është 1531 kilogram dhe jam i vetmi njeri në botë që kam arritur t’i mbaj në pjesën e përparme të trupit. I kam mbajtur për 6 sekonda. Para se të futesha për të arritur atë rekord, kemi pasur shumë ankth dhe ne na është dashur të përgatitemi në tre mënyra, në mënyrë psikike, fizike dhe mënyra tjetër si do pritet.
Psikologjikisht na duhet të përgatiteshim maksimalisht, pasi kisha ankth se mos ndodhte ndonjë gjë në ndonjë pjesë të brendshme të trupit, jo zemra, jo lukthi, jo sytë, se kishte mundësi që shtypja shumë e madhe të më linte pa shikim. Gjatë karrierës sime kam pasur edhe sprova ku mund të ngelesha i paralizuar për gjithë jetën, por ka dashur zoti dhe nuk ka ndodhur gjë”,-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kampioni nga Kosova: 23 vite që ngre pesha, ngrija thasët me miell kur isha 13-vjeç
- U dhunua, avokati: E moshuara jeton me vajzën por nuk i jepet ligjërisht kujdestaria
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor