“Rreziku anglo-amerikan”, Rama ironizon Berishën për sanksionin nga Britania
Kryeministri Edi Rama ka reaguar kundrejt deklaratës së Sali Berishës se nuk i lejohet hyrja në Britaninë e Madhe.
Kreu i Partisë Demokratike vendosi të bëjë publik vendimin, pavarësisht se cilësohet si konfidencial.
“Enver Hoxha. Rreziko anglo-amerikan për Shqipërinë. Kujtime,” – shkruhet në foton që ka publikuar kryeministri.
Vetëm me kaq dhe mbishkrimin “no comment”, Rama vendosi të ironizojë sanksionimin e ndërmarrë ndaj Berishës.
NO COMMENT🤫 pic.twitter.com/MjQisr5D0T
— Edi Rama (@ediramaal) July 22, 2022
Britania e Madhe ka vendosur ‘nën shënjestër’ disa shtetas shqiptarë, sipas saj janë të përfshirë në krim dhe korrupsion.
Lajmi është publikuar në faqen e qeverisë britanike, ku nëvizohet se janë marrë masa ndëshkuese.
Arsyetimi që Berisha kishte marrë për këtë vendimi ishin lidhjet me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelë të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Britani dhe korrupsioni.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 21:37 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
- 21:32 Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 21:30 Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027
- 21:14 Momente unike për Messin, shokët e ekipit e “mbajnë në ajër” pas kualifikimit madhështor të Argjentinës
- 21:04 Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)
- 20:47 Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë