Hakera të lidhur me qeverinë kineze kanë depërtuar në infrastrukturën kritike të Shteteve të Bashkuara dhe po presin momentin e duhur për të dhënë një goditje shkatërruese.
Paralajmërimi është bërë nga drejtori i FBI-së, Christopher Wray.
“Një fushatë kineze hakerimi, e njohur si “Tajfuni Volt”, ka arritur me sukses të ketë akses në kompani të shumta amerikane në fushat e telekomunikacionit, energjisë, ujit dhe sektorëve të tjerë kritikë”, ka deklaruar Wray.
Sipas kreut të Byrosë Federale të Hetimit, Kina po zhvillon aftësinë për të shkaktuar dëme fizike në infrastrukturën amerikane me qëllim shkaktimin e panikut në radhët e popullsisë civile.
Zyrtari i lartë deklaroi se është e vështirë të përcaktohet synimi i këtyre operacioneve kibernetike, që megjithatë përkojnë me linjën e Pekinit për të zmbrapsur Amerikën nga mbrojtja e Tajvanit.
Kina pretendon se ishulli i vetëqeverisur i Tajvanit është territori i saj dhe ka paralajmëruar se nuk do të heqë dorë nga përdorimi i forcës derisa ta ketë atë nën kontroll. Nga ana e tij, Tajvani kundërshton sovranitetin e Kinës dhe deklaron se të ardhmen e përcaktojnë vetëm banorët e ishullit.
Më herët gjatë javës, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze deklaroi se hapja e fushatës “Tajfuni Volt” nuk kishte lidhje me qeverinë kineze, por ishte pjesë e një grupi kriminal aktiv në zhvatjet kibernetike.
Edhe ambasada kineze në Uashington, në reagimin e saj citoi deklaratën e zëdhënësit. “Disa zyrtarë në Shtetet e Bashkuara kanë përdorur origjinën e disa sulmeve kibernetike si mjet për të goditur dhe copëtuar Kinën, duke e cilësuar Amerikën si viktimë, në një kohë kur e vërtetë është e kundërta”, thuhet në një komunikatë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Alarmi i CIA-s: Dërgoni armë, ose Ukraina humbet! Sa kohë i duhet Putin të triumfojë
- Kievi ashpërson tonet ndaj Perëndimit: Shmangni vdekjet në Ukrainë si bëtë në Izrael