Alarmi i CIA-s: Dërgoni armë, ose Ukraina humbet! Sa kohë i duhet Putin të triumfojë

19 Prill 2024 | 12:14

William Burns, shefi i shërbimit inteligjent amerikan CIA, ka parashikuar humbjen e lufës së Ukrainës deri në fund të këtij viti. Në një fjalim në Catpitol Hill, kreu i inteligjencës amerikane foli në mënyrë të prerë për dështim të forcave ukrainase, nëse SHBA nuk vendos për dërgimin e ndihmave ushtarake.

“Ka një rrëzim real që Ukraina mund të humbasë në fushën e betejës brenda vitit 2024, nëse ne nuk dërgojmë ndihma domethënëse ushtarake. Kjo do të vendosë Putin në një pozicion që të diktojë se cilat do jenë kushtet e marrëveshjes”, deklaroi drejtori i CIA-s.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë donatorët kryesorë të armatimeve dhe municioneve për Ushtrinë e Ukrainës që nga nisja e luftës 2 vite më parë. Afrimi i zgjedhjeve presidenciale dhe qëndrimet e Donald Trump kundër mbështetjes së Ukrainës kanë frenuar disa paketa ndihme nga ana e demokratëve në kongres dhe Senat.

Por shumica e ekspertëve amerikanë mendojnë se heqja e ndihmave për Ukrainën në këtë moment do të dëmtojë interesat amerikane në arenën ndërkombëtare dhe do të fuqizojë Vladimir Putin.

“Me ndihmën ushtarake, ushtria e Ukrainës do të mund të ruajë pozicionet e saj përgjatë gjithë vitit 2024 dhe do të shkatërroj besimin e Vladimit Putin, i cili mendon se koha po punon në favor të lëvizjeve të tij ushtarake”, tha shefi i CIA-s.

Që nga nisja e luftës, rreth 55 vendet perëndimore kanë dërguar 300 miliardë ndihma për Ukrainë, nga këto 110 miliardë kanë qenë ndihma direkte ushtarake.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja sekrete: Si i vlerësonte Kremlini, Nigel Farage dhe Boris Johnson

Një dosje e panjohur më parë, e përgatitur nga ish-agjenti i MI6 Christopher Steele, pretendon se shërbimet sekrete ruse kishin monitoruar për dekada disa nga...
22:06 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Ish-lojtari olimpik amerikan akuzohet për dëmtim të Pishinës Reflektuese

Një ish-lojtar olimpik amerikan është paditur për vandalizimin e dyshuar të Pishinës Reflektuese të Memorialit Linkoln të rinovuar rishtazi në Uashington, treguan të dhënat e...
21:32 | 02/07/2026