Rrëzimi i avionit në Azerbajxhan, Putin kërkon falje për “incidentin tragjik”

28 Dhjetor 2024 | 14:46

Presidenti rus Vladimir Putin i kërkoi falje këtë të shtunë homologut të tij azerbajxhanas për atë që ai e quajti një “incident tragjik” pas rrëzimit të avionit.

Avioni i Azerbajxhanit Airlines po fluturonte të mërkurën nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku për në Grozny, kryeqyteti rajonal i republikës ruse të Çeçenisë, kur u kthye në drejtim të Kazakistanit dhe u rrëzua teksa po tentonte të ateronte.

Nga rrëzimi i avionit, vdiqën 38 njerëz, ndërsa 29 njerëz arritën të mbijetojnë.

Putin shprehu “ngushëllimet e tij të thella dhe të sinqerta për familjet e viktimave”, tha një deklaratë nga Kremlini të shtunën.

Një hetim zyrtar për rrëzimin nuk ka përfunduar ende, por të mbijetuarit u thanë autoriteteve se dëgjuan tre shpërthime që dukej se vinin nga jashtë ndërsa avioni fluturoi mbi Grozny.

Hetimi po fokusohet në atë “armë” që shkaktoi incidentin, tha të premten Ministri i Zhvillimit Dixhital dhe Transportit të Azerbajxhanit, Rashad Nabiyev, pasi foli me disa nga të mbijetuarit.

Deklarata e Kremlinit shtoi se sistemet e mbrojtjes ajrore po qëllonin pranë Grozny të mërkurën për shkak të një sulmi me dron ukrainas, por nuk tha se një prej tyre goditi avionin.

Ai gjithashtu vuri në dukje se avioni kishte tentuar vazhdimisht të ulej në aeroportin në Grozny.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa...
22:28 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026